Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dëmtim në momentin më të vështirë, Gareth Bale disa javë jashtë fushave

schedule18:52 - 13 Shtator, 2021

schedule 18:52 - 13 Shtator, 2021

Me rikthimin në Madrid, për Bale kthehen edhe problemet fizike. Anësori ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë për disa javë, madje mund të humbasë ndeshjet e Uellsit në tetor.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, sulmuesi ka dëmtuar tendinën në këmbën e djathtë dhe gjendja e tij duket serioze.

Bale do të mungojë të paktën një muaj për Real Madrid, por nuk përjashtohet mundësia që t’i duhet një muaj e gjysmë të jetë fizikisht për ndeshje.



Mungesë e rëndësishme për Ancelottin, i cili tashmë do duhet të mendojë për alternativa për të zëvendësuar Bale, në një kohë kur Asensio e Rodrygo nuk po kalojnë ditë të mira. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!