Dëmtim në gju, Thomas Strakosha rrezikon të operohet në gju

schedule19:39 - 28 Janar, 2021

schedule 19:39 - 28 Janar, 2021

Probleme për Thomas Strakoshën, portierin e Lazios dhe kombëtares shqiptare. Ai ka një dëmtim në gju dhe mund të duhet të kryejë një operacion, sikurse raportojnë në Itali.

“Il Messaggero” shkruan se portieri, i cili ka munguar në dy ndeshjet e fundit për arsye dëmtimit, ende nuk është rikuperuar. Dëshira e klubit italian është që Strakosha t’ia hedhë përmes terapisë.

Nëse ndodh që të vijojë të ketë probleme, atëherë “gardiani” duhet të operohet dhe të qëndrojë për pak më shumë se një muaj jashtë fushave të blerta. Në ditët në vijim do të mësohet më shumë për gjendjen e Strakoshës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!