Dëmtim i rëndë për talentin e Shqipërisë U21, Kozniku kalon në Kuvajt

schedule13:58 - 15 Janar, 2021

schedule 13:58 - 15 Janar, 2021

Indrit Tuci ka pësuar një dëmtim të rëndë. Sulmuesi i talentuar i Lokomotivës së Zagrebit dhe Shqipërisë U21, ka dëmtuar ligamentet në stërvitje dhe do të detyrohet të kryejë një operacion, lajm që raportohet nga klubi kroat.

Sezoni mund të quhet praktikisht i mbyllur për 20-vjeçarin nga Laçi, i cili këtë sezon ka realizuar 3 gola me Lokomotivën. Një frenim në momentin më të mirë, teksa shumë klube po e ndiqnin me interes dhe merkato e dimrit pritej ta transferonte diku tjetër.

Ndërkohë, Ardian Kozniku është larguar nga Lokomotiva. Ish-futbollisti i njohur dardan punonte si trajner në Akademinë e klubit kryeqytetas në dy vitet e fundit. Kozniku është larguar dhe do të nisë një aventurë në Kuvajt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!