Demostrata dhe incidente në 100 ditët e presidencës së Milei, policia përdor gaz lotsjellës kundër protestuesve

schedule09:51 - 19 Mars, 2024

schedule 09:51 - 19 Mars, 2024

Përplasjet e përsëritura mes policisë dhe protestuesve dje shënuan një ditë mobilizimi masiv në Argjentinë kundër politikave shtrënguese. Ndërsa sot shënohen njëqind ditë të presidentit ekstrem liberal Javier Millais në pushtet.

Të paktën tre persona mbetën të plagosur, kur policia u përpoq të ndalonte marshimet dhe në incidente sporadike që prej mëngjesit të djeshëm në pjesë të ndryshme të Buenos Aires.

Policia përdori vazhdimisht gaz lotsjellës, ndërsa disa protestues hodhën gurë ndaj forcave të rendit. Gazetarët, duke përfshirë një fotoreporter të AFP-së, u spërkatën me sprej piper nga policia.

Qeveria mohon se ka ndërprerë furnizimet, por thotë se po kryen auditime të rrepta të organizatave të ndihmës dhe do të krijojë një “sistem transparent”.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!