Demonstrata në 50 qytete të Francës kundër transfobisë

schedule13:29 - 6 Maj, 2024

schedule 13:29 - 6 Maj, 2024

Mijëra njerëz demonstruan këtë të hënë në 50 qytete në të gjithë Francën kundër “ofensivës transfobike”.

Shkak i pakënaqësisë së tyre është bërë raportimi për “transidentifikimin e të miturve” nga grupi politik i djathtë Republikanët (Les Republicains) në Senat, dhoma e ulët e parlamentit francez.

Shoqatat dënojnë botimin dhe promovimin e librit “Transmania”, autorët e të cilit e paraqesin atë si “një hetim për abuzimet me identitetin transgjinor”.

Pakënaqësia u nxit edhe nga projektligji i deputetëve të partisë së ekstremit të djathtë Mbledhja Kombëtare (Rassemblement nationale), qëllimi i supozuar i së cilës është “të mbrojë të miturit nga disa praktika mjekësore dhe kirurgjikale” të cilave u nënshtrohen njerëzit që duan të ndryshojnë gjininë.

Duhet të kundërshtojmë ligjet e së djathtës ekstreme dhe terapive të ndryshme (ndryshimet e qëndrimit për ndryshimin e seksit) që janë të tmerrshme”, tha Lauren Jospeh në një tubim me flamurin e komunitetit LGBT në dorë.

Gjatë fundjavës, përveç Parisit, demostrata u mbajtën në 49 qytete, përfshirë Lion, Marsejë dhe Montpelje. Protesta pati edhe në Belgjikë, në Bruksel dhe Liège, thanë organizatorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!