Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Demokrati “gozhdon” Berishën në “Foltore”: S’e ndihmojmë PD duke thënë “marsh nga ditët tona”

schedule19:38 - 15 Tetor, 2021

schedule 19:38 - 15 Tetor, 2021

Sali Berisha është ndalur në Korçë, me foltoren e tij, ku ka hedhur sërish akuza ndaj kreu aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë pasi Sali Berisha përfundoi akuzat e tij, fjala u mor nga demokratët e pranishëm. Një prej tyre u tregua i rreptë me Berishën duke thënë se e pranon ndjesën e tij, por sërish kjo sipas tij nuk ndryshoi asgjë.

Qytetar: Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë “marsh nga ditët tona”. Në aspektin politik uroj dhe ne e duam më shumë kur ti del i nderuar dhe në aspektin njerëzor familjes suaj nuk i ndodh asgjë. Por unë kam nevojë për disa përgjigje, Bashën e kam kritikuar 8 vjet para. Ju keni kërkuar ndjesë, po ndjesë pas 8 vitesh gabime të njëpasnjëshme të Bashës dëmi është bërë dhe unë do ish ai lindur sikur në 2013 e emëruar se ishte djalë i ri europian, por në 2017 ai bëri një marrëveshje me Ramën kokë më kohë, pastaj doli nga parlamenti.

Sali Berisha: Të falenderoj për ndërhyrjen, do të saktësoj vetëm një moment. Unë e kam mbështetur me të gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite, por nuk jam unë që e kam sjellë atë, për këtë të garantoj. Pse? Unë dhashë dorëheqjen, kisha konceptin njeriu për shumë gjatë nuk duhet të rrijë, dhe asnjë tjetër përveç 2 personave nuk u paraqit për t’u kandiduar, dhe asnjërit nuk i kam thënë unë që kandidoni, kur u thashë që gara ishte e hapur, e mbështeta plotësisht. 

Në të gjitha takimet e zhvilluara, Berisha e ka akuzuar Bashën për tradhti ndaj demokratëve dhe pengmarrje nga kryeministri Rama. Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, Fier, Vlorë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!