Lulzim Basha, kandidat për postin e kryetarit të PD-së për një tjetër mandat për të drejtuar të djathtën shqiptare në ditët e fundit gjatë takimeve elektorale nga njëri qytet në tjetrin është shprehur se “Rama më do jashtë kësaj beteje”, referuar zgjedhjeve brenda PD-së.
Lexo edhe: Nishani: 13 Qershori s’i vendos kapakun tenxheres! Harxhi: Vjedhja e votave s’u faktua
Por përse? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje në mënyrë ironike Bujar Nishani sonte nga Saranda, ku ishte në mbështetje të Edith Harxhit që është gjithashtu në garë.
“Ç’të keqe ka para Rama nga Basha? A ia dha Reformën Territoriale, i dha parlamentin, që të ndryshonte Kushtetutën dhe Kodin Penal. A ia dha bashkitë pa garë, a po ja njeh 25 prillin? Po se po shkon në parlament.
Pse Rama nuk e dashka Bashën? Ç’të keqe ka parë? Unë prapë nuk kam atë standard, që Basha po i shërben Ramës” tha Nishani duke akuzuar kryetarin e PD-së në detyrë, pas sulmeve të këtij të fundit kundër tij.
Gjatë bisedës dhe diskutimit me qytetarët nuk munguan edhe batutat, teksa një demokrat iu drejtua Edith Harxhit “Ju përgëzoj nga zemra dhe komplimentet më të mëdha, për veshjen që ke ardhur njëherë, se më ke ardhur si Enkeleda Kapedani, si gjyqtarja (e Elbasanit-shiko këtu).
Unë do të them dy fjalë me zemër” tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Batuta është pritur me buzëqeshje nga Harxhi./ db/ Abcnews.al