“Demokratët s’kanë nevojë për përçarje të reja”, Gjekmarkaj: Po punohet për…

schedule21:07 - 30 Janar, 2024

schedule 21:07 - 30 Janar, 2024

TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në Real Story, tha se ka besim se Partia Demokratike do të bashkohet rreth disa parimeve të përbashkëta.

“Ne jemi në terren suibjetiviteti. Besoj se do t’ia dalim me sukses në procesin negociatave për ta bashkuar PD rreth disa parimeve. Te kolegët e Rithemelimit kemi gjetur bonsens, në disa mbledhje ku ka marrë pjesë Berisha ku unë kam qenë prezent ka patur gatishmërinë dhe fklaksibilitet për të dëgjuar opsionet e kundër, por ndodhën ngjarje që e largua nga skena dhe kjo e vështirëson në njëfarë mënyrë, pavarësisht se ai e ka ndikimin absolut mbi pjesën e vet dhe negociatori virtual është ai, nuk janë ata për të gjetur marrëveshje bashkëkzistencës së PD”, u shpreh ai.

Ai u shpreh i sigurt se Bashkimi mes demokrateve do të realizohet, pasi sipas Gjekmarkajt, ata nuk kanë nevojë për përçarje apo fraksione të reja.

“Bashkimi do ndodh, dhe do punojmë për këtë, ne nuk duhet tu dhurojmë demokrateve përçarje të reja, as grupe të reja, nuk kanë nevojë, por kanë nevojë për një PD të madhe”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!