Demokratët fitojnë kontrollin e Senatit, Jon Ossoff fiton votën e dytë të balotazhit në Georgia

schedule22:42 - 6 Janar, 2021

schedule 22:42 - 6 Janar, 2021

Demokratët në SHBA kanë fituar të dy vendet e Senatit të Georgias dhe me ta edhe shumicën e Senatit të SHBA-së, ndërsa të mërkurën bëhej numërimi i votave përfundimtare.

Demokrati Raphael Warnock ka fituar në balotazh në zgjedhjet e Senatit kundër Senatorit në detyrë Kelly Loeffler, duke i sjellë Demokratët një hap më pranë për të parë dhomës së sipërme të Kongresit.

Tashmë, demokratët do kontrollojnë Senatin, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 2009.

Raphael Warnock dhe Jon Ossoff mundën republikanët në detyrë Kelly Loeffler e David Perdue. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!