Demokratët bashkojnë votat për rezolutën e agresionit rus, Balla: Sali vodhe kartën e Lulit

schedule13:55 - 17 Mars, 2022

schedule 13:55 - 17 Mars, 2022

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar në lidhje me rezolutën për agresionin rus në Ukrainë. Një diskutim i tillë ka bërë bashkë Berishën dhe Bashën, ku demokratët bashkojnë votat për ta futur në rend të ditës, por kjo është hedhur poshtë nga votat e mazhorancës që ishin shumë më tepër.

Ndërkohë ky është një proces votimi që është shoqëruar me batuta , ku taulant Balla iu drejtua Berishës duke thënë se ai ka vjedhur kartën e Lulzim Bashës, duke bërë që të shkaktohen të qeshura në sallë.

Pjesë nga replika:

Sali Berisha: E përdorët votën për diktat, nuk ju lejon Edi Rama.

Lindita Nikolla: Kush është pro që rezoluta të futet në axhendën e punimeve të Kuvendit. Numërojmë votat.

Taulant Balla: Ka vjedhur kartën e Lulit.

Sali Berisha: Dy janë shkeljet më të rënda të parlamentit sot që refuzon debatin për krizën e rëndë që ka pllakosur qytetarët. Dëshmi e një arrogance të qeveritarëve. Dëshmi e shpirt kazmërisë. Dëshmi e gënjeshtrave dhe trillimeve ndaj qytetarëve që janë në protestë. U serviren fatura nga Itali. Kërkoj rezolutën sepse ju po shkelni embargon. Po shkarkohen anije ruse.

Të respektoni protestën e qytetarëve. Për ju nuk ka krizë. Nuk ka kufizime. Ka vetëm dëshira. Ju nuk e latë të futët në 9 vite. E përdorët votën për diktat. Nuk ju lejon Edi Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!