Demokracia është minuar, por si duhet të veprojnë udhëheqësit e Perëndimit

schedule10:09 - 24 Nëntor, 2021

schedule 10:09 - 24 Nëntor, 2021

Nga Nic Robertson, CNN

Manipulimi i qëllimshëm i presidentit bjellorus Alexander Lukashenko me emigrantët, duke mundësuar kalimin e tyre drejt dhe përmes vendit të tij drejt kufirit të Bashkimit Europian, është një sulm klasik ndaj demokracisë nga një autokrat që e di se çdo përpjekje për të luftuar rrezikon të minojë vlerat e bllokut.

Lukashenko ka mohuar akuzat nga grupi G7 se ai po orkestron “emigrimin ” në një fushatë “agresive dhe shfrytëzuese” ashtu siç ka hedhur poshtë akuzat e Bashkimit Europian se rizgjedhja e tij si president vitin e kaluar ishte një mashtrim.

Jo më kot autokrati i moshuar njihet si diktatori i fundit i Europës.

Për pjesën më të madhe të këtij muaji, bota ka qenë dëshmitare se si emigrantë të rraskapitur, disa me fëmijë të vegjël dhe kryesisht nga Lindja e Mesme, u detyruan të qëndronin në të ftohtë dhe në kushte të mjerueshme. Zemërimi i tyre në rritje për të mos u lejuar të kalonin shpërtheu herë pas here teksa ata hodhën breshëri gurësh mbi rojet kufitare polake, të cilët  iu kundërpërgjigjën me topa uji, raporton abcnews.al

Në një intervistë me CNN javën e kaluar, ministri i jashtëm i Lukashenkos, Vladimir Makei, ekspozoi psikologjinë pas vendimit të kreut të vendit për të nisur një sulm frontal në kufijtë e Europës. “Bjellorusia ka treguar anën e errët të demokracisë europiane,” pohoi ai.

Presidenti i SHBA-së  Joe Biden  pohoi të njëjtën gjë se demokracia është minuar dhe po sulmohet. “Ne jemi në një pikë kthese,” tha ai në shkurt. “Ne duhet të tregojmë se demokracia është ende e vlefshme për njerëzit tanë. Ky, sipas mendimit tim, është misioni ynë galvanizues.”

Por mënyra se si do të përmbushet ai mision është diçka që ende nuk dihet. Biden premtoi një “samit të demokracive”,  ai do të zhvillohet muajin e ardhshëm, megjithëse detajet janë të paqarta. Leva e Biden po zbehet midis aleatëve, për shkak të hapave të gabuar diplomatikë, si tërheqja e trupave nga Afganistani dhe pakti i sigurisë AUKUS me Australinë dhe Britaninë e Madhe që margjinalizuan Francën.

Ndërkohë, autokratë si Lukashenko dhe presidenti rus Vladimir Putin duket se po shfrytëzojnë mundësinë për të përçarë, dekurajuar dhe mbjellë konflikte në demokracitë më të afërta me ta, në Europë, raporton abcnews.al

Kur ministri i jashtëm bjellorus, Makei  tha për CNN-në se: “Polonia ka shkelur të gjitha ligjet e mundshme ligjore ndërkombëtare dhe vlerat demokratike”, ai injoroi praktikat autokratike të Lukashenkos, siç është ajo që disa qeveri e dënuan si “rrëmbim” të paligjshëm të një avioni komercial që u devijua për në Minsk dhe arrestimi i një aktivisti të opozitës Bjelloruse që ishte në bord.

Ujku që qan në mënyrë cinike, ndërkohë që injoron me qëllim shkeljet e veta është një komoditet që autokracitë e përdorin në mënyrë rutinore për të mbuluar gjurmët e tyre.

Në pamje të parë, si mundet BE-ja që përkrah të drejtat e njeriut t’u kthejë shpinën migrantëve, e më pak ti keqtrajtojë? Grupet e të Drejtave të Njeriut kanë kritikuar Poloninë për pengimin e gazetarëve që të kenë akses në rajonin kufitar dhe për gjoja shtypjen e emigrantëve që kishin kaluar me sukses gardhin me gjemba në Bjellorusi.

Është ana e kujdesshme e demokracisë, ajo që vlerëson të drejtat e njeriut dhe mirësjelljen, që Biden dhe të tjerët kanë frikë se do ta shfrytëzojnë autokracitë. Në një moment javën e kaluar, qeveria e Lukashenkos propozoi që Gjermania të pranonte 2,000 emigrantë dhe Bjellorusia të merrte pjesën tjetër.

Sipas ministrit të Jashtëm të Lukashenkos, si shefi i tij ashtu edhe Putin po e shtynin Merkelin në një lloj marrëveshjeje. “Ishte presidenti Putin ai që u përpoq të kontribuonte në zgjidhjen e kësaj krize. Ai ka biseduar me kancelaren Merkel, ka pasur biseda me Presidentin Lukashenko dhe si rezultat i këtyre bisedave Merkel dhe Lukashenko kanë biseduar me njeri-tjetrin.

Cilido qoftë detaji i atyre bisedave, Merkel dhe partnerët e saj në BE zbuluan mashtrimin dhe refuzuan të ishin pjesë e saj. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer tha me vendosmëri: “Ne nuk do të pranojmë refugjatë. Ne nuk do të përkulemi para presionit dhe të themi: “Ne po çojmë refugjatët në vendet europiane”, sepse kjo do të nënkuptonte zbatimin e bazës së kësaj strategjie.”

Kjo nuk është “ana e errët e demokracisë europiane”, siç pretendon Makei, por kontrolli i realitetit të BE-së mbi atë që ajo i cilëson gënjeshtra të Lukashenkos.

Por a do të ketë rëndësi kjo për Lukashenkon dhe Putin? Sigurisht që jo. Ata lulëzojnë në një hibrid mendjemadhësie dhe konfuzioni,  ku dyshimi zëvendëson sigurinë, dhe prishja e qëllimit moral të demokracisë është një fitore në vetvete.

Deri më tani, ajo që ka ndodhur është një humbje për dy autokratët, në atë që ndihmon në mbështetjen e sundimit të tyre të paligjshëm. Për audiencën  në shtëpi, e vërteta rreth keqtrajtimit të pretenduar nga rojet e kufirit është e mjaftueshme për të mashtruar disa njerëz që të besojnë se pala tjetër nuk është më e mirë se ata.

Lukashenko po shfrytëzon vlerën thelbësore të demokracisë – dhembshurinë – duke armatosur traumën e emigrantëve për ta kthyer forcën morale të BE-së në cenueshmëri. Dobësia e vërtetë e Europës, që ai duket se vlerëson, nuk janë kufijtë e saj fizikë, por parimet e saj.

Por mashtrimet e Lukashenkos kanë shkatërruar zemrën e vetë demokracisë. Për të luftuar sulmin  ndaj demokracisë, BE-ja është e detyruar të mbajë një qëndrim të vendosur dhe të refuzojë 2000 emigrantët.  Është logjike, por vetëm morale. Ajo përkulet drejt nivelit të Lukashenkos dhe i trajton ata njerëz të dëshpëruar si pengje.

Është kjo çështje shpesh e ndërlikuar që Biden dëshiron që ne të eksplorojmë duke ndriçuar atë që demokracia rrezikon. Brenda Bashkimit Europian, efekti kryesor i manovrave të Lukashenkos do të jetë rreziku në rritje i spektrit të emigrantëve në kufi edhe përtej realitetit shqetësues para-ekzistues — një situatë që tashmë ka nxitur nacionalizmin populist.

Në fjalimin e tij inaugurues, Biden përdori fjalën demokraci pesë herë në hyrje dhe 11 herë gjatë gjithë fjalimit të tij. Fjala demokraci ishte në mendjen e tij gjatë gjithë kohës teksa fliste në vendin ku, vetëm dy javë më parë, ishte shpalosur tentativa e parë e grushtit të shtetit nga Shtetet e Bashkuara.

Biden paralajmëroi: “Ne e dimë se demokracia është e çmuar dhe e brishtë.” Është bërë edhe më e qartë që se gjyqet e demokracisë nuk kanë mbaruar, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në mbarë botën.

Tani, udhëheqësit duhet t’i shndërrojnë fjalët e tyre në veprime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!