Dy gola dhe lojtar i ndeshjes.
Merih Demiral u kthye në heroin e Turqisë në sfidën e fazës së 1/16-ve, të Euro 2024 kundër Austrisë, me qendërmbrojtësin turk, që vendosi fitoren 2-1, për të kualifikuar skuadrën e tij në çerekfinale, por rrezikon seriozisht të mos e luajë këtë sfidë kundër Holandës, teksa shkak është bërë festimi i tij në golin e dytë, duke bërë shenjat identifikuese të grupimit të ekstremit të djathtë në Turqi, siç njihen ndryshe “Ujqërit Gri”.
Për këtë, UEFA ka nisur një hetim disiplinor, që mund t’i kushtojë shtrenjtë Demiral, ku mund të pezullohet deri në dy ndeshje, çka do të thotë se do të mbyllë përpara kohe turneun, vetëm në rast se Turqia do të arrinte deri në finalen e Kampionatit Evropian, mirëpo nuk mbaron me kaq.
Festimi i mbrojtësit është kthyer në një çështje diplomakike, që ka përplasur Gjermaninë dhe Turqinë, ku e para që reagoi ishte ministrja e brendëshme gjermane Nancy Faeser, e cila i cilësoi si “raciste dhe të papranueshme gjestet e futbollistit”, megjithatë përgjigjja e Ankarasë ishte e shpejtë.
Vetë zëdhënësi i partisë së presidentit, Erdogan, Omar Çelik. Është shprehur se deklaratat e ministres gjermane janë ta papranueshme, ashtu si hetimi i UEFA-s, mirëpo pavarësisht përplasjes në distancë mes dy vende do të jetë Komisioni i Disiplinës në UEFA, që do të vendosë për fatin e Demiral në Euro 2024. /i.m /abcnews.al