Mbrojtësi turk, Merih Demiral ka treguar ambicie të larta te skuadra e Atalantës, teksa u largua në verë nga Juventusi.
Në një intervistë për “Gazzetta della Sport”, ish-mbrojtësi i Sassuolos dhe Juventusit ka treguar edhe arsyet që e shtyn atë të pranonte të luante në Itali me Atalantën.
“Kam pasur disa oferta dhe po, mund të luaja edhe jashtë Italisë. Para se të pranoja ofertën e Atalantës kam folur me trajnerin Gian Piero Gasperini, nga ku kuptova se kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për mua”.
“Ishte sigurisht e vështirë të përshtatesha me mentalitetin e skuadrës, dhe të futesha ne mekanizmat, të shikosh gjithmonë para por duhet të jesh gati të vraposh edhe mbrapsht, dhe mbi të gjitha të mësohesh me stërvitje intensive. Pa ato nuk mundesh në këtë lojë. Mendoj de Gasperini është trajneri më i përshtatshëm për karaketeristikat e mia”, ka theksuar Demiral.
Atalanta këtë sezon po zhvillon një kampionat të mirë teksa renditet në vendin e 3-të me vetëm 3 pikë larg kreut të renditjes.
“Ne jemi një ekip i mirë me lojtarë të përshtatshëm për futbollin që dëshiron trajneri. Nuk e di nëse po bëjmë diçka të veçantë, por të luash te Atalanta do të thotë se gjithçka është e mundur. Titulli? Derisa të jemi të parët, nuk do të flas”.
“Atalnta dhe Juventus janë dy skuadra të ndryshme, si në nivel taktik ashtu edhe në atë përgatitor. Këtë stërvitje nuk e kisha bërë kurrë më parë. Nëse flasim për cilësi, jemi në nivele të ngjashme”, do të përfundonte Demiral. /f.a/abcnews.al