Demiraj: Provokimet e Koresë së Veriut me raketa balistike, skenar mes Putinit, Xi Jinping dhe Kim Jong Un

schedule21:10 - 18 Prill, 2023

schedule 21:10 - 18 Prill, 2023

Flota detare e paqësorit e Federatës Ruse është vendosur në një gjendje gadishmërie për një stërvitje kontrolli. Sipas ministrit të mbrojtjes të Federatës Ruse, Sergei Shoigu, stërvitja është që të testojë kapacitetet e forcave të armatosura të Rusisë kundër një agresioni të mundshëm.

Koloneli Dritan Demiraj, në një lidhje me Skype për emisionin “Lufta dhe Paqja”, u pyet nga gazetari Artur Zheji nëse “muskujt” që po tregon Rusia në Paqësor janë një shprehje solidariteti ndaj Kinës. Ai tha se kjo bëhet kundër Amerikës ndërsa shtoi se raketat balistike të Koresë së Veriut janë pjesë e këtij skenari.

“Sipas informacioneve që kam,vizita e fundit e Xi Jinping dhe Putinit dhe së fundmi takimi me ministrin e mbrotjes tregon se midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës ka një rritje bashkëpunimi dhe gjithë kjo stërvitje bëhet kundër Amerikës.

Për t’i treguar Amerikës se aleanca e fundit midis bazve të reja që po hap Amerika, rritja e bashkëpunimit me Korenë e Veriut dhe stërvitjet intensive me marinën e Japonisë dhe afrimin me Indinë, tregon një aleancë si kundërpeshë të këtyre stërvitjeve. Të gjithë këto provokime të Koresë së Veriut me raketa balistike kanë pjesë e një skenari midis Putinit, Xi Jiping dhe Kim Jong Un.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!