Demi: Shqiptarët, popull i ndrydhur

schedule18:36 - 26 Tetor, 2018

schedule 18:36 - 26 Tetor, 2018

Mjeku psikiatër, Neli Demi, ishte i ftuar në ABC News ku foli rreth ndikimit të politikës në jetën sociale dhe psikologjinë e qyetarëve. E pyetur nga gazetarja Mirela Milori pse në Shqipëri kemi një politikë agresive dhe popull të qetë, Demi tha se sipas tij populli është i ndrydhur. Shembull mori vitin 1997.

“Nuk do thoja që është popull i qetë. Unë do thoja që është i ndrydhur. Ne siç ia kemi treguar vetes dhe botës arrijm që të shmangim aktivizmin tonë dhe vijmë në një moment kur shpërthejmë në dukuritë tona, ’97-a për shembull. Nuk dua të them që populli është fajtor, por ne kontribuojmë në një farë mënyre”, tha Demi.

Gjatë emisionit, Demi tha gjithashtu se psikologjia shfrytëzon momentet e një shoqërie të caktuar.

“Psikologjia politike shfrytëzon momentet e një shoqërie të caktuar. Shfrytëzon dinamikat demografike, historinë, nga vjen kjo shoqëri, çfarë mentaliteti të përgjithshme ka. Të gjitha këto janë gjëra që ata që ndërtojnë politika i dinë mirë dhe ata që këshillojnë politikantët e dinë mirë për të formuar imazhin e një individi që do bëhet politikan”, u shpreh Demi.

Opinioni i politikanëve ndikon shumë te qytetarët, sepse sipas psikiatrit Demi ata kanë pushtet dhe marrin vendime në jetën e tyre të përditshme.

“Sigurisht që ndikon. Politikanët nuk janë opoinionbërës të thjeshtë por me pushtet përveç aksesit që kanë në media, kanë dhe pushtet dhe marrin vendime në jetën e tyre të pë4rditshme. Kjo sigurisht që ndikon. Njerëzit mund të ndjehen të intimiduar, dëshpëruar, nervozuar. Sjellja e politikanëve ndikon jashtë mase në mënyrën si i përçojnë mesazhet”, tha Demi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!