Demi Lovato ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pasi pak javë më parë i dha fund fejesës dy mujore me Max Ehrich. Por, ndërsa ky i fundit nuk e ka pritur mirë ndarjen, i cili filloi të hedhë akuza ndaj këngëtares, nga ana tjetër Demi duket se ia ka dalë ta kontrollojë mirë situatën, duke “folur” me alienët.
Së fundmi, këngëtarja e hitit “Sorry Not Sorry” ka befasuar fansat me një deklaratë që ka bërë në rrjete sociale. Këngëtarja shprehet se kohët e fundit ka kaluar kohë në Parkun Kombëtar Joshua Tree në Kaliforni, nën shoqërinë e Dr. Steven Greer, një ufolog i cili ka themeluar Qendrën për Studimin e Inteligjencës Jashtëtokësore.
View this post on Instagram
“Gjatë dy muajve të fundit unë kam gërmuar thellë në ndërgjegje dhe kam përjetuar jo vetëm paqe dhe qetësi si kurrë më parë, por gjithashtu kam qenë dëshmitare e pamjeve të pabesueshme në qiell.“, shkruan Demi, duke shtuar më tej se planeti është drejt shkatërrimit.
“Ky planet është në një rrugë shumë negative drejt shkatërrimit, por ne mund ta ndryshojmë atë së bashku. Nëse do të mund të bënim që 1% e botës të meditonte për të krijuar kontakte mund t’i detyronim qeveritë tona që të pranojnë të vërtetën rreth jetës jashtëtokësore dhe të ndryshojmë zakonet tona shkatërruese për planetin.”, shkruan Lovato. xh.d/abcnews.al