Dëmi ekonomik nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri zë 2.5 – 3 përqind të PPB-së

schedule13:32 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 13:32 - 5 Dhjetor, 2022

Eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali ka deklaruar në studion e ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri që dëmi ekonomik që shkaktohet nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri përllogaritet në rreth 2.5 ose 3 përqind e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Ndërkohë që shumë qytetarë të goditur nga fatkeqësitë natyrore nuk arrijnë që të kompensohen nga qeveria qendrore apo pushteti vendor.

Për Haxhimalin, një ndër masat për dëmshpërblimin e viktimave të fatkeqësive natyrore në Shqipëri është kompensimi, por në fakt qeverisja duhet të përfshijë edhe parandalimin, gatishmërinë, përballimin dhe riaftësimin.

‘Shqipëria dihet botërisht është vend me risk të lartë, qoftë nga zjarret, qoftë nga tërmetet, qoftë nga përmbytjet, potenciali për ndodhi të tilla është i madh, fushat e Lezhës përmbyten disa herë, ndaj shikojmë me keqardhje që ketë serial të përmbytjeve e kalojmë me retorikë, pa ndodhur parandalimi, gatishmëria, përballimi apo riaftësimi i këtyre zonave’, tha Haxhimali.

Sipas ekspertit të qeverisjes vendore Agron Haxhimali, duhen kritere të qarta se kush do ta shpalli gjendjen e emergjencës, por gjithësesi nga praktika, bashkia ngre një grup për evidentimin e dëmeve, dhe më pas ngrihet një grup tjetër për vlerësimin e dëmeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!