Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmet nga përmbytjet në qarkun e Durrësit, banorët kanë humbur të mbjellat dhe bagëtitë

schedule15:57 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 15:57 - 13 Dhjetor, 2022

Lumi Erzen që doli nga shtrati dy ditët e fundit, më në fund është tërhequr. Sot dolën në pah pasojat. Në fshatin Katund i Ri banorët po kujdesen të pastrojnë baltën në katet e para të banesave dhe po llogarisin dëmet në orendi.

Familja Norja është nga më të prekurat. Zonja e shtëpisë, Hajria thotë se gjatë orëve të natës nuk ka vënë gjumë në sy, pasi është përpjekur të shpëtojnë orenditë.



“Zemra më kapi kur thanë ka dalë Erezeni parmbrëmë. Kemi ndenjur gjithë natën në tension duke ngritur gjërat duke i mbajtur nëpër shi. Themelin e shtëpisë e kemi ngritur për së dyti.”

Hajrie Norja ka 54 vjet që jeton në Katund të ri të Sukthit. Ajo tregon se është hera e 8 që përmbyten.

“Jemi përmbytur vit për vit. Divanet, bufeja, dyert na janë prishur të gjitha. Ka 8 vite që del Erzeni.”

Për të gjitha humbjet kanë marrë vetëm njëherë dëmshpërblim.

“Këtë herë para votimeve na dhanë 4 qind mijë lekë. Më ka shkuar dëmi tek themeli ka shkuar 500 mijë lekë. Dëmi total në të gjitha vitet ka shkuar deri 3 a 4 milionë lekë.”

Dalja e Ishmit nga shtrati izoloi për dy ditë disa familje në fshatin Murqinë të Krujës. Uji këtë të martë është tërhequr. Banorët ankohen se kanë humbur të mbjellat dhe bagëtitë.

“Kemi mbjellë shumë frutikulture, grurë dhe jonxhë, janë të mbuluar. Se dimë se si do ja bëjmë, sa herë bie shi përmbytemi. Shkak janë kanalet e bllokuara, duhet të hapen kanalet kulluese.”

“3 bagëti mi mori uji. Dëmshpërblim nuk kemi marrën nuk ka ardhur njëri të na shohë.”

Në fshatin Muriqinë u përmbytën rreth 200 hektarë tokë bujqësore./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!