Ousmnae Dembele është lajmi pozitiv për Barcelonën pas humbjes ndaj Real Madridi në Camp nou. Në pritje për të ditur shkallën e dëmtimi të Fati, Pique dhe De Jong që ndjenë shqetësime pas “El Clasicos”, po ashtu Pedri që është po rikuperohet, rikthimi i Dembele qetëson disi Koeman.
Pasi udhëtoi në Finlandë të premten e kaluar për t’u ekzaminuar nga Dr. Lampainen , i cili ishte ai që e operoi për një dezinserim të tendinit të bicepsit në gjurin e tij të djathtë që pësoi në Euro 2020 me Francën, Dembele është kthyer sot në stërvitje me grupin.
Me “OK” të mjekëve, Ronald Koeman do të duhet të vendosë nëse do të përfshijë Dembélé në listë për ndeshjen e kësaj të mërkure kundër Rayo Vallecano në Madrid ose të shtunën e ardhshme kundër Alavés në Camp Nou. /abcnews.al