Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Demat” zhgënjejnë në Gjeorgji, Partizani me 10 lojtarë mundet nga Iberia 1999

schedule20:16 - 25 Korrik, 2024

schedule 20:16 - 25 Korrik, 2024

Jashtë fushe konsideroheshin si favoritë, mirëpo 90 minutat e para kanë “folur” gjeorgjisht.

“Demat e Kuq” të Partizanit kanë zhgënjyer totalisht pasditen e kësaj të enjteje, teksa janë mundur në “Mikheil Meskhi Stadium”, të Tbilisit, 2-0, nga gjeorgjianët e Iberia 1999, në sfidën e parë, të fazës së dytë kualifikuese të Conference Leauge.

Nga një gol në secilën pjesë nga Nonikashvili e Sylla mjaftuan që vendasit të siguronin fitoren, fitore në të cilën erdhi në ndihmesë edhe dalja me kartonin e kuq të “fantazistit”, Arinaldo Rrapaj, në minutën e 47’-të të sfidës.



Tashmë djemtë e Orges Shehit do të ndeshen me gjeorgjianët pasditen e 1 gushtit, në “Elbasan Arena”, për të vulosur përfundimisht skuadrën që do të kualifikohet në raundin e radhës të Conference League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!