Laçi dhe Partizani janë ndarë ditën e shtunë në barazimin 1-1, në sfidën e vlefshme për Kategorinë Superiore.
Që në pjesën e parë, Partizani mbeti me 10 lojtarë. Në minutën e 18’, Cara shkaktoi një faull të rëndë ndaj Kurtit dhe gjyqtari kryesor e ndëshkoi me kartonin e kuq pas rishikimit të situatës në VAR.
Por befasia ndodh në minutën e 38’, kur Partizani gjen golin e avantazhit edhe pse me 10 lojtarë. Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Sota i cili i vetëm përpara Dajsinanit, gjuan duke çuar topin në rrjetë.
Laçi reagoi në pjesën e dytë. Në minutën e 51’, aksion me kombinim nga skuadra kurbinase që nga e djathta shkon në qendër për Sobouejll, i cili nuk gaboi duke ndëshkuar Qirkon.
Kaq ka mjaftuar dhe skuadrat ndahen me nga një pikë. Me këtë rezultat përfundimtar, Partizani mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Laçi në vendin e tetë me 32 pikë./h.ll/abcnews.al