“Demat” bëjnë “poker”, Partizani “çmonton” Erzenin në transfertë

schedule16:16 - 10 Mars, 2024

schedule 16:16 - 10 Mars, 2024

Nuk mund të kishte mënyrë më të bukur për të mbyllur fazën e tretë të Superiores. “Demat e Kuq” të Partizanit kanë arritur një fitore të madhe mesditën e kësaj të diele, teksa kanë arritur të mundin me rezultatin e thellë, 0 me 4, “Shijakasit” e Erzenit, në përballjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

Nga dy gola në secilën pjesë mjaftuan që djemtë e teknikut, Orges Shehu, të siguronin një fitore të madhe. Cara e Mba siguruan rrjetat në pjesën e parë, në minutat 16’ e 31’, ndërsa në Atanaskoski e Bintsouka dërguan topin në rrjetë në minutat 84’ e 87’, pavarësisht se “Të Kuqtë” mbetën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit të njërit prej tyre me kartonin e kuq.

Falë këtij rezultati, Partizani i Orges Shehit ngjitet në kuotën e 46 pikëve dhe barazon “Kuqeblutë” e Vllaznisë, të cilët do të ndeshen pasditen e së hënës, me Skënderbeun, ndërsa “Shijakasit”  e Erzenit mbeten në kuotën e 26 pikëve, në vendin e 9-të, duke i dhënë kështu mundësinë Teutës, të shkëputet me 5 pikë nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!