“Demagogji me votën e emigrantëve”, Balla kërkon zbatimin e detyrimit kushtetues

schedule15:48 - 28 Janar, 2021

schedule 15:48 - 28 Janar, 2021

Kur Ilirjan Celibashi deklaroi javën e ardhme si afatin kur KQZ do të ketë një vendim përfundimtar mbi sigurimin ose jo të votës së emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit, numri dy i PS-së, Taulant Balla kërkoi prej institucionit zgjedhor që të zbatojë detyrimin që ka ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Në sallën parlamentare Balla përmendi një mënyrë se si mund të mundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Është detyrim i KQZ që të zbatojë kushtetutën, për dhënien të së drejtës së qytetarëve që jetojnë jashtë. Vota me postë edhe në SHBA funksioni. Edhe në Kosovë në 14 shkurt funksionin më së miri”, ka thënë Balla.

Pengesa deri më tani sipas Ballës qëndron tek opozita jashtë parlamentare.

 “S’gjej arsye se pse ju demokratët e paepur bashkë me Xhelal Mziun nuk pranoni që vota jashtë territorit të mundësohet. Është pikë turpi për PD që të vazhdojë bashkë me patericën e vetë LSI ta kundërshtojë. I bën nder zgjedhjeve në Shqipëri”, ka thënë Balla.

Jo të gjithë në Parlament u bindën në këtë deklaratë të Ballës. Pati nga ata që e cilësuan si thjeshtë një shashkë e radhës.

“Që e keni shash e lojë mediatike. Nuk doni, sepse emigrantët nuk i intimindoni me vende pune në administratë, .. sorollateni gjoja duke ia lënë Subashit të dushkut, që e përcolli Nanon. Është shenjë e mirë që do të përcjellë edhe Ramën më 25 prill”, ka thënë Murrizi.

Pyetja iu drejtua dhe ministrit për Diasporën Pandeli Majko, i cili ishte i vetmi që qëndroi në sallë, që prej nisjes së seancës parlamentare deri në fund. Edhe pse u diskutuan disa akte të rëndësishme, u vu re një mungesë të theksuar ministrave në sallën e seancave plenare, përveç atyre që morën fjalën./abcnews.al