Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Delivery”, pesë të arrestuar/ Sekuestrohen 3.3 kilogramë hashash dhe mbi 4 mijë euro

schedule17:14 - 26 Mars, 2026

schedule 17:14 - 26 Mars, 2026

Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në rajonin e Prishtinës, në operacionin e koduar me emrin “Delivery”.
Katër prej tyre u kapën për trafikim të drogës dhe një për krime kibernetike.

Ata janë lokalizuar rreth orës 14 të së mërkurës në dalje të autostradës në Veternik, duke lëvizur me një veturë të tipit Golf 8 me targa vendase.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mbi 2.2 kilogramë marihuanë, dhe një tjetër sasi prej mbi 1.1 kilogramësh që dyshohet se ishte hedhur nga të dyshuarit gjatë arratisjes.



Më pas, janë realizuar kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar, edhe 4045 euro.
Gjithashtu, është kontrolluar edhe një veturë tjetër e përdorur nga të dyshuarit, ku janë gjetur 25 qese me kokainë me peshë totale prej 11.9 gramë.

Gjatë operacionit është zbuluar edhe një hapësirë e përshtatur si “Call Center”, ku janë sekuestruar pesë laptopë.

Me urdhër të prokurorisë, të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga antidroga në Prishtinë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!