Delfinët viktima të luftës në Ukrainë, mijëra gjitarë të detit të ngordhur ose të lënduar dalin në breg

schedule14:42 - 4 Qershor, 2022

schedule 14:42 - 4 Qershor, 2022

Ngordhja e mijëra delfinëve në Detin e Zi është e mbuluar nga misteri ndërsa shkencëtarët vlerësojnë se gjitarët e detit mund të jenë duke rënë viktima të luftës në Ukrainë. Nga pamje të publikuara në media apo në rrjet shihet se një numër i madh delfinësh kanë marrë plagë të rënda nga bombardimet.

Po ashtu, me mijëra prej tyre janë gjetur të ngordhur dhe disa prej tyre madje i ka nxjerrë deti në brigjet e Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë dhe Ukrainës.

Ngordhja e papritur dhe misterioze e kaq shumë gjitarëve detarë po shkakton shqetësim në komunitetin shkencor, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin druajtjet se lufta e Putinit në Ukrainë mund të ndikojë gjithnjë e më shumë gjallesat e Detit të Zi.

Luftimet përgjatë vijës bregdetare të Ukrainës kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme mjedisore dhe kanë ndikuar në ekosistemin e delfinëve, thonë shkencëtarët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!