Një numër delfinësh në Gjirin e Meksikës janë zbuluar se kanë rezultuar pozitivë ndaj kokainës.
Një studim i ri ka zbuluar praninë e drogës dhe fentanilit në organizmat e kafshëve detare. Gjithashtu ka rezultuar se kafshët nuk i kanë gëlltitur nga goja, duke pirë ujë, por se droga absorbohet përmes lëkurës.
Janë testuar 89 delfinë dhe u konstatua se 30 prej tyre kishin barna ose ilaçe në trupin e tyre dhe 24 rezultuan pozitivë për qetësues kundër dhimbjeve, të cilat janë 100 herë më të forta se morfina.
Një qetësues i quajtur meprobamate dhe relaksuesi i muskujve karisoprodol u gjetën gjithashtu në yndyrën e kafshëve të testuara.
Detaje për përqendrimin e kokainës nuk janë bërë të ditura.
Ekspertja e gjitarëve Dara Orbach tha se farmaceutikët janë bërë mikrondotës seriozë me shqetësim në rritje globalisht. Prania e tyre është raportuar gjithashtu në ekosistemet e ujërave të ëmbla, lumenj dhe oqeane në shumë vende në mbarë botën.
“Rezultatet e testit janë ato që unë do ta quaja flamur i kuq, ne jemi të shqetësuar dhe duhet të hetojmë më tej dhe të shohim se sa i madh është një problem në të vërtetë, nëse ky është vetëm rasti me delfinët në Gjirin e Meksikës apo nëse është në të vërtetë tashmë e zakonshme në ujërat në mbarë botën…” tha Husain Abdullah, profesor i kimisë në Universitetin e Teksasit A&M Corpus Christi.
Në korrik të këtij viti, shkencëtarët konfirmuan se peshkaqenët që jetonin në ujërat në brigjet e Brazilit gjithashtu rezultuan pozitivë ndaj kokainës./abcnews.al