Delegatja shkakton të qeshura në Kuvendin e Berishës: Jam mbështetëse e thekur e Trump

schedule17:50 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 17:50 - 11 Dhjetor, 2021

Delegatja Enkelejda Muçi që iu bashkua Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha të zhvilluar sot në stadiumin ‘Air Albania’ gjatë fjalës së saj me nota humori ka shkaktuar të qeshura.

Unë jam ëndërrimtare dhe kam besim. Dita dhe momenti erdhi dhe ne nuk duhet ta lëshojmë këtë gjë të bukur që po ndodh. Ndjehem vërtet e vlerësuar sot që mu dha fjala. Ndjehem  e lumtur dhe dua të ndjehem kështu për të gjitha vitet. Mbetem PD-iste dhe nuk iu hiqem qafe kurrë. Shumë miq i kam humbur ndër vite, por shpresoj që t’i rigjej prapë. Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Përshëndes zonjën Kokolari edhe pse nuk njihemi sepse tregoi se Gjirokastritët janë demokratë.

Në zgjedhjet ne ardhshme lokale kam vendosur që nëse PD nuk e pranon kandidaturën time për kryetare bashkie në Gjirkastër do kandidoj si e pavarur. I kam thënë kryetarit të bashkisë së sotme se do të ta marr karrigen i kam thënë”, tha Muçi.

Unë gjithashtu jam mbështetëse e thekur e Trump. Më vjen keq që në PD askush nuk e mbështeti presidentin Trump dhe për këtë kam bërë debat. Shpresoj që në zgjedhjet e 2024 PD të jetë mbështetëse e Trump sepse ishte i vetmi që donte të shkatërronte lidhjet e Soros për shkatërrimin e demokracive , jo vetëm në Shqipëri. Komunistët të vrasin me plumb, por tani të vrasin non-grata. E djathta botërore po sulmohet”, tha mes të tjerash ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!