Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo e cila është sekretare e seksionit në degën nr. 5 në Tiranë ka denoncuar se firma e saj është falsifikuar, pasi sikur shprehet ajo nuk ka firmosur nismën e Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit në 11 Dhjetor.
Ditën e sotme Rapo ka kërkuar që të marrë formularin me emrin e saj që ndodhet në kasafortën e kryetarit të këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Ajo shprehet se formulari është falsifikuar.
Këtë gjë, Rapo thotë se e zbuloi ditën që Agron Shehaj telefonoi delegatët e degëve nr. 5 dhe 7 në Tiranë për listën e emrave që ishte në zyrën e Palokës. Për falsifikimin, zyrtarja e PD-së thotë se ka vendosur në dijeni edhe Lulzim Bashën, raporton gazetari i “ABC”, Juxhin Mustafaraj./ Abcnews.al

