Delegacioni nga SHBA, takim me Dumanin dhe prokurorë/ Beqiri: Reforma në drejtësi ka mbështetjen e amerikanëve dhe BE-së

schedule13:32 - 10 Korrik, 2024

schedule 13:32 - 10 Korrik, 2024

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët, për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se reforma në drejtësi ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që reforma në drejtësi ka një mbështetje siç janë SHBA-të dhe BE. Një vend si ne anëtar i NATO-s, presupozohet të kemi një drejtësi siç janë vendet e tjera të botës.

Sekretari amerikan i shtetit gjen kohën dhe takon kryetarin e SPAK dhe më këtë strukturë të posaçme. Me këshillin e lartë gjyqësor, me kryeinspektorin, këshillin e lartë të Prokurorisë. Këto janë në linjën që me çdo kusht të zbatohet reforma në Drejtësi, kjo tregon se organet janë të përgjegjësuara, dhe jo si më parë që vareshin nga politika.”, përfundoi avokati Beqiri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!