Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë pritet nesër në Presidencë nga Osmani

schedule20:18 - 17 Mars, 2022

schedule 20:18 - 17 Mars, 2022

Nesër, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do ta presë në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. ZPRK-ja përmes një komunikate për media tha se ky takim do të mbahet në orën 15:00.

Po ashtu, në orën 16:10, presidentja pret në takim edhe kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

“Fillimisht Presidentja Osmani do ta presë Kancelarin Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në komunikatën e tyre. /abcnews.al/