Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Delegacioni amerikan shkon në Pekin, në fokus përmirësimi i raportit Kinë-SHBA

schedule14:45 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 14:45 - 12 Dhjetor, 2022

Anëtarët e delegacionit të rangut të lartë amerikan diskutuan sot në Pekin me homologët e tyre kinez rreth mënyrave për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, si edhe çështjen e ndejshme të Tajvanit.

Zyrtarët në Pekin bëjnë me dije se misioni i delegacionit në fjalë synon ndër të tjera përgatitjen e vizitës zyrtare në vendin aziatik të Sekretarit Amerikjan të Shtetit, Antony Blinken. Vizita është planifikuar të zhvillohet në fillim të vitit 2023.

Kjo shënon gjithashtu vizitën e parë zyrtare të zyrtarëve amerikanë që kur presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Joe Biden u zotuan në samitin e G20 në Bali në nëntor për të ngrohur marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit.



Ky delegacion përbëhet nga nënsekretari amerikan i shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësor, Daniel Krittenbrink dhe Drejtoresha e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA për Kinën dhe Tajvanin, Laura Rosenberger.

Bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe zëvendësministrit të Jashtëm kinez Xie Feng u zhvilluan dje, të dielën dhe sot në qytetin Langfang, në portat e Pekinit, sipas diplomacisë kineze. “Të dy palët zhvilluan bisedime të thella për të zbatuar konsensusin e arritur midis dy presidentëve gjatë samitit të Balit,” thamë burime nga zyra e shtypit në Pekin. Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit janë ftohur gjatë viteve e
Të fundit për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje të ndryshme, çekuilibri i bilancit tregtar dhe rivaliteti në sektorin e teknologjisë së lartë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!