Del video, momenti i rrëzimit të avionit në det dhe hedhja e pilotit me parashutë

schedule23:51 - 29 Nëntor, 2021

schedule 23:51 - 29 Nëntor, 2021

Publikohen pamjet e momentit të rrëzimit të avionit luftarak “F-35” të Mbretërisë së Bashkuar pas ngritjes nga aeroplanmbajtësja.

Ngjarja ndodhi në fillim të këtij muaji gjatë stërvitjes në Mesdhe. Videoja e cila duket se është regjistruar nga një nga kamerat e vëzhgimit të vetë transportuesit tregon momentin kur piloti hidhet me parashutë dhe bie në det.

 

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se kishte ndodhur incidenti dhe tha se piloti u gjet i sigurt. Gjithashtu ministria britanike u shpreh se ishte në dijeni të videos që po qarkullon në internet, por tha se ishte shumë herët për të komentuar mbi shkaqet e mundshme të incidentit./ Abcnews.al