Del VIDEO/ Me vrap, momentet e fundit kur Arjan Sala futet brenda magazinës së zjarrit

schedule22:32 - 29 Mars, 2021

schedule 22:32 - 29 Mars, 2021

Kamerat e sigurisë së qendrës tregtare kanë regjistruar momentin kur Arjan Sala ka hyrë në ambientet e brendshme të magazinës që u përfshi nga zjarri pasditen e 24 Marsit.

Në videon e siguruar nga ABC, duket i riu, përgjegjës sigurie është futur me shpejtësi për të shpëtuar jetën e kolegëve, por edhe personave të tjerë që ishin brenda, por në fund nuk arriti që të dalë vetë.

33-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Ekspertiza paraprake ka treguar se zjarri i fuqishëm në magazinën e qendrës tregtare te kthesa e Kamzës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues.

Sipas grupit hetimor, shkëndijat kanë rënë mbi materialet që ndodhen aty, si rroba e produkte të tjera lehtësisht të djegshme./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!