Para tre ditësh Milani dhe Interi u përballën në llogari të Kupës së Italisë dhe zikaltërit mundën të fitojnë me shifrat 2-1. Gjatë asaj ndeshje, në fund të pjesës së parë u regjistrua edhe një episod shumë i bujshëm, madje edhe më shumë se fitorja e Interit.
Giudice sportivo, un turno di squalifica a #Ibrahimovic e #Lukaku in Coppa Italia
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) January 29, 2021
Ibrahimovic dhe Lukaku u grindën fillimisht verbalisht me njëri-tjetrin e më pas edhe fizikisht kur u përplasën kokë më kokë. Për të shmangur një betejë më të madhe fizike u desh ndërhyrja e stafeve dhe lojtarëve të dy ekipeve.
Pas sherrit gjyqtari i ndeshjes i ndëshkoi me karton të verdhë të dy, por gjykata sportive në Itali mendon ndryshe. Ata duhet të ndëshkoheshin me karton të kuq. Kështu siç bëhet me dije, dy lojtarët sot janë njohur me vendimin e gjykatësit sportiv.
Ibra and Lukaku scrapping?? SLY GOT IBRA WINNING THIS pic.twitter.com/NS0i6BxboG
— Nana Adu Gaucho (@GauchoSports1) January 26, 2021
Ibrahimovic dhe Lukaku nuk do të marrin pjesë në raundin e radhës për ekipet e tyre në Kupën e Italisë. Një vendim ky, që godet më rëndë Interin. Zikaltërit janë në gjysmëfinale dhe do duhet të përballen me Juventusin (3 shkurt) pa yllin e ekipit. Milani është eliminuar dhe Ibra do duhet ta shlyejë sezonin tjetër, nëse do vazhdojë me kuqezinjtë. /abcnews.al