Del përgjigja e tamponit, kapiteni i Kosovës infektohet me koronavirus

schedule15:38 - 20 Nëntor, 2020

schedule 15:38 - 20 Nëntor, 2020

Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, ka kryer tamponin mëngjesin e sotëm sapo është rikthyer nga ndeshjet e kombëtares dhe përgjigja ka dalë pozitive.

26-vjeçari ka rezultuar me Covid-19, teksa nuk ka qenë në kontakt me lojtarët e tjerë të klubit italian dhe ka nisur menjëherë karantinën.

Lojtari nga Prishtina luajti me Kosovën në miqësoren ndaj Shqipërisë dhe dy duelet e fundit të Nations League kundër Sllovenisë dhe Moldavisë.

Tani i duhet të qëndrojë disa ditë pushim me shpresën që tamponi i radhës të dalë negativ herën tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!