Limuzina më e shpejtë në botë, që arrin nga 0 deri në 100 km/h për vetëm gjashtë sekonda ka dalë në shitje në Australi. Ferrari 360 Modena që ka një kapacitet prej 10 vendesh, mund të arrijë një shpejtësi prej 267 km/ orë.
Ajo ka dalë në shitje me një çmim prej 400 000 mijë dollarësh. Super makina është e pajisur me një sistem kinematik, ndriçim LED, ekrane televizive dhe dyer me krahë, shkruan abcnews.al.
Ferrari 360 Modena, e cila u prodhua në vitin 2003, por që ka marrë formën aktuale në 2012-ën ka thyer dy rekorde Guinnes si limuzina më e shpejtë dhe Ferrari më i gjatë në botë. /abcnews.al/