Del në pistën e aeroportit për të pirë duhan, pasagjeri turk gjobitet me 2 mijë euro

schedule15:06 - 30 Gusht, 2023

schedule 15:06 - 30 Gusht, 2023

Një pasagjer turk që po nisej nga Venecia drejt Stambollit është gjobitur me 2 mijë euro pasi nuk i rezistoi pirjes së duhanit. Pasagjeri hapi dyert e aeroportit “Marco Polo” dhe doli në pistën e ngritjes dhe uljes për të ndezur një cigare.

Por menjëherë kanë ndërhyrë efektivët e policisë kufitare. Gjoba prej 2000 eurosh është dënimi i parashikuar për ata që hapin me forcë dyert “Air side” pa pasur të drejtë ta bëjnë këtë, në zbatim të urdhëresave specifike të ENAC.

Në Venecia, përdorimi i cigareve, përfshirë ato elektronike, brenda infrastrukturave të aeroportit lejohet vetëm në zona të përcaktuara mirë dhe me sinjalistikë, me një shenjë të veçantë që autorizon mundësinë e pirjes së duhanit. Ndalimi shtrihet gjithashtu në të gjitha vendet e mbyllura si dhomat e pritjes, portat, korridoret dhe zona tregtare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!