Rregullatori Europian për Mjetet Motorike ka dhënë leje që të dalë në përdorim makina fluturuese me tre rrota.
Prej këtij momenti, makina e quajtur “PAL-V Liberty” e ka rrugën e hapur për të pushtuar gjithë Europën.
E prodhuar në Holandë, ajo ka një çmim marramendës prej 300 mijë dollarësh.
Sipas The Times, deri tani janë marrë 80 porosi për këtë makinë fluturuese e cila pritet të dalë në treg në vitin 2022.
Kujtojmë që lloji i parë i saj u ngrit në fluturim në 2012 dhe tashmë krijuesit po mendojnë ta çojnë prodhimin edhe në Indi. l.k/abcnews.al