Një grua shqiptare është akuzuar për vrasjen e një 7 vjeçareje me thikë në festën e “Ditës së nënës”. Eltiona Skana goditi me thikë 7- vjeçaren para prindërve të saj në Bolton, Greater Manchester ndërsa vogëlushja po luante në park, raporton Daily Mail.
Sipas të dhënave nga hetimi, Emily u godit më thikë në qafë nga një grua e cila ishte ulur në stol ndërsa vajza po kalonte pranë saj. Skana u arrestua menjëherë pas sulmit tronditës, transmeton abcnews.al
Urgjenca mbërriti në vendin e ngjarjes në Queen’s Park në Bolton rreth orës 2.35 pasdite të dielën, 22 Mars. Emily u dërgua me urgjencë në Spitalin Royal Salford por u shpall e vdekur në 3.56 pasdite pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Në seancën e parë dëgjimore, Skana nuk tha asnjë fjalë. Babai i Emily Mark Jones ishte i pranishëm në gjykatë për seancën.
Ndërkohë seanca tjetër dëgjimore është caktuar në 6 nëntor. s.ba/abcnews.al