Një thikë shkrimi që besohet të jetë më e vogla në botë do të dalë në ankand nga Hansons Auctioneers më 15 gusht në Richmond, Londër.
Thika është e gjatë 7 mm dhe është më e vogël se një qindarkë. Ajo është pjesë e një koleksioni me më shumë se 160 shpata dhe pistoleta antike me vlerë rreth 40,000 paund sipas shtëpisë së ankandit.
Thika e vogël e palosshme është bërë nga një anëtar i familjes për të fituar baste, sipas pronarit aktual Brian Jackson nga Staffordside.
“Ai bëri thikën dhe me sa duket fitoi shumë baste me klientët e pub-eve se ai kishte thikën më të vogël të palosshme në botë”, shtoi ai, sipas BBC.
79-vjeçari u frymëzua për të filluar koleksionin duke pasur një bajonetë të Luftës së Parë Botërore në dhomën e tij të gjumit kur ishte fëmijë. Ai i bleu shumicën e armëve nga ankande dhe dyqane antike./abcnews.al