Del në ankand makina me të cilën Schumacher fitoi titullin e parë kampion me Ferrarin

schedule17:28 - 6 Prill, 2023

schedule 17:28 - 6 Prill, 2023

Skuadra nga Maranello ka vendosur të nxjerrë në ankand një tjetër makinë unike të koleksionit të saj. Bëhet fjalë për një nga makinat më të dashura të tifozëve, atë F1-2000, makina me të cilën Michael Schumacherfitoi titullin e parë kampion me Ferrari.

Makina do të nxirret në ankand nga kompania RM Sotheby’s në Hong Kong dhe parashikohet që çmimi i saj të shkojë deri në 9 milionë euro. Një shumë më e ulët se ajo që u arkëtua për makinën tjetër Ferrari të ish-pilotit gjerman F2003-GA, që u shit 14.5 milionë euro.

Makina që do të dalë së shpejti në ankand ka një telajo 198, që u përdor nga Michael Schumacher për të fituar garën e Brazilit. Në atë garë, ai u nis nga vendi i tretë, por në fund fitoi pas tërheqjes së Mika Hakinen dhe skualifikimit të David Kulthard.

Më pas, ajo telajo u përdor edhe në garën e Spanjës dhe në Montekarlo, ku në të dyja rastet siguroi “pole position”. Kjo ishte makina që nisi një cikël fitues te Ferrari, me 5 tituj kampionë radhazi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!