Një Ferrari 330 GT 2 + 2 i gjetur një garazh në një fshat të vogël afër Montpellier në Francë, i braktisur që nga fundi i viteve 1960 ka dalë në ankand. Pronari e bleu atë në Korrik 1967, por për shkak të gjobave që merrte prej shpejtësisë e la në garazh pa e përdorur më.
Më pas ia la njërit prej djemve të tij, por ai nuk kishte kohë të kujdesej për të dhe e la makinën aty ku e kishte lënë i ati. Edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, motori është në gjendje të mirë për t’u rikthyer sërish në rrugë.
Ky 330 GT 2 + 2 nga vitet ’60 së shpejti do të dalë në shitje nga shtëpia e ankandeve Osenat dhe pritet të shitet për 150 deri në 200 mijë euro. /abcnews.al