Forcat e Ushtrisë, bashkë me Forcat Speciale dhe ato të Policisë kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e Policit Barjam Hajdarmataj. Polici Hajdarmataj përveçse ka shërbyer si Pedagog në Akademinë e Siguris ka qenë edhe pjesë e shërbimit edhe në Kavalishencës së Durrësit.
Ditën e sotme është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e godinës së shkatërruar të Kavalishencës, një repart në varësi të Ministrisë së Brendshme, Barjam Hajdarmataj, pedagog në Akademinë e Sigurisë.
Forcat e Ushtrisë, bashkë me Forcat Speciale dhe ato të Policisë kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e Policit Barjam Hajdarmataj. Hajdarmataj përveçse ka shërbyer si Pedagog në Akademinë e Siguris ka qenë edhe pjesë e shërbimit edhe në Kavalishencës së Durrësit.
Ndërkohë një reagim ka ardhur nga Presidenti Meta duke shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës të policit Hajdarmataj.
Statusi:
Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.
Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta! /abcnews.al