Dekriminalizimi, prokuroria nis hetimin për kryebashkiakun e Librazhdit

schedule19:42 - 2 Shkurt, 2020

schedule 19:42 - 2 Shkurt, 2020

Prokuroria e Përgjithshme po kryen një verifikim të thelluar për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra nëse preket ose jo nga ligji i Dekriminalizimit.

Sektori i Dekriminalizimit i ka kërkuar të premten KQZ-së formularin e kryebashkiakut të Librazhdit, formular të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ja ka dërguar Prokurorisë po brenda ditës së premte.

Formulari i dorëzuar nga Kastriot Gurra nuk ka asnjë dënim, ndalim apo hetim të deklaruar, si dhe asnjë ndryshim në gjeneralitete.

Ende nuk dihen dyshimet apo indiciet që ka nxitur prokurorinë të hetojë kryebashkiakun e Librazhdit, Gurra i cili po ushtron mandatin e dytë në krye të bashkisë.

Më herët prokuoria ka hetuar vetëm rastet e denoncuara publikisht nga PD, siç janë Valdrin Pjetri (i larguar), Agim Kajmaku (i shkarkuar), Qerim Ismailaj, Mark Babani, Agron Malaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!