Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër. Të gjithë kanë rezultuar të “pastër” ndaj në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi se nuk janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe se KZAZ-të përkatëse mund të vijojnë me procedurat për regjistrimin e kandidatëve të mëposhtëm:
- Ferdinand Shefqet Saraçi, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
- Dritan Hajri Torba, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
- Edison Selman Memolla, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
- Hekuran Selman Xhani, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
- Premtim Riza Kryemadhi, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
- Lulzim Sefer Vrana, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;
- Rahim Petrit Spahiu, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
- Blerim Rustem Shera, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;
- Luan Qamil Haka, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
- Ymer Gjergio Marku, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë.
/abcnews.al