Dekriminalizimi/ Avokati Ramaj: Partitë të mos kandidojnë njerëz me të shkuar kriminale

schedule18:38 - 7 Prill, 2023

schedule 18:38 - 7 Prill, 2023

Avokati Redi Rama thotë se dy partitë kryesore politike në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, por edhe forcat e tjera, nuk duhet të kandidojnë në zgjedhje, persona me të shkuar krinimale.

Në një intervistë për ABC News, Rama u shpreh se ka mjaft njerëz që kanë kontribute dhe reputacion, të cilët mund të kandidohen.

“Mendoj që është shqetësuese që njerëz të cilët kanë problem me ligjin, qoftë në Shqipëri, qoftë jashtë Shqipërisë, vendosen për kandidatë për zgjedhjet lokale, por edhe për ato qendrore të zhvilluara në vitin 2021. Pra, me miratimin për ligjin e dekriminalizimit, që njihet ndryshe për pastërinë e figurës së personave që kandidojnë në funksionet publike, duhej që kjo praktikë të kishte marrë fund. Asnjë nga partitë, jo vetëm PS dhe PD, por as partitë e tjera, të mos kandidojnë persona që kanë probleme me ligjin, qoftë në Shqipëri apo jashtë, duke theksuar edhe dënime të ulëta, por edhe të larta.

Duke iu referuar edhe ligjit, sepse e ka përcaktuar se për çfarë dënimesh ndalohesh. Dhe në rastin tjetër, është edhe mosdeklarimi në formularin përkatës të KQZ-së kur ti kandidon si kandidat. Një gjë nuk kuptoj nga të dy partitë politike. Në Shqipëri ka shumë njerëz të cilët kanë kontribut, kanë reputacion edhe brenda partive poltike, nuk e kuptoj pse kandidohen njerëz që kanë probleme me ligjin”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!