Dekreti i Metës për Xhaferllarin, PS harton projekt-rezolutë

schedule16:45 - 14 Nëntor, 2019

schedule 16:45 - 14 Nëntor, 2019

Partia Socialiste ka hartuar një projekt rezoltutë, e cila pritet të votohet ditën e nesërme në Kuvend.

Në pr/rezolutë PS e quan nul dekretin e presidentit për emërimin e Xhaferllarit dhe i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji  të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit.

Abcnews.al ka siguruar draftin  i cili pritet të votohet nesër në Kuvend, pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme.

Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se Dekreti i Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Në mungesë të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues. Argumentet Presidentit në letrën e datës 05.11.2019 drejtuar Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në lidhje me radhën e emërimit të gjyqtarëve kushtetuesnga Presidenti e Kuvendi, bien ndesh medispozitat kushtetuese dhe ligjore, pasi radha nuk përcakton kohën e veprimit të organit, por kompetencën për të vepruar për secilin vend vakant. Në kushtet kur plotësohen disa vende vakante njëherësh, secili organ ka të drejtë të ushtrojë kompetencën e vet kushtetuese,pa u kufizuar nga zgjedhja e organit tjetër dhe as nga koha e ushtrimit të kësaj kompetence prej secilit organ, duke emëruar/zgjedhur gjyqtarin/gjyqtarët kushtetues në mënyrë të pavarur nga vendimmarrja e organit tjetër. Nga procedura tërësore e ndjekur, që nga shpallja e vendeve vakante për gjyqtarët kushtetues, nga Presidenti ashtu dhe nga Kuvendi, deri në shqyrtimin, vlerësimin e kandidaturave dhe njoftimet e vendimeve përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për secilin vend vakant të krijuar, është e qartëkompetenca e emërimit/zgjedhjes sëgjyqtarëve kushtetuespër vendin vakant respektiv, përkatësisht nga Presidenti dhe nga Kuvendi“, citohet në draftin e PS. 

Më tej PS  vijon se: “Presidenti ka tentuar të bllokojë emërimin/zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sjell zvarritjen e rifillimit të funksionimit të kësaj Gjykate. Për më tepër, ky veprim synon të ndikojë në cenimin e pavarësisë së këtij institucioni nëpërmjet ndërhyrjeve antikushtetuesee në procedurat e emërimit të gjyqtarëve të kësaj Gjykate.

Presidenti në mënyrë të përsëritur ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën, duke nxjerrë akte në tejkalim ose në mungesë të kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore”./abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!