Gazetari dhe botuesi i gazetës ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi prej së dielës mban titullin ‘Mjeshtër i madh’. Presidenti Bajram Begaj, zgjodhi 11 majin për t’ia dorëzuar dekretin pikërisht në datën kur gazetar Koha jonë doli me numrin e saj të parë si gazetë e pavarur.
“Emri i Nikoll Lesit është pazgjidhshmërisht i lidhur me gazetën që ai themeloi drejtoi e botoi. Gazeta Koha Jonë pati ndikim të fortë në Shqipëri” – tha Begaj.
Botuesi i ‘Koha Jonë’ e ndau vlerësimin si kontribut edhe të gazetarëve që punuan në këtë gazetë prej vitit 1991 kur pati numrin e parë në hapsirën mediatike të vendit.
“Kjo dekoratë në fushën e medias janë të gjithë emrat e gdhendur të gjithë gazetarëve nga maji 1991 deri më pas”- u shpreh Lesi.
Gazeta ‘Koha Jonë’ është e para gazetë e pavarur dhe private në Shqipëri.