Deklaroi se Ukraina mund t’i përdorë raketat kundër Rusisë, Kremlini kritikon kryeministrin e ri britanik: I papërgjegjshëm

schedule15:17 - 10 Korrik, 2024

schedule 15:17 - 10 Korrik, 2024

Kremlini ka kritikuar kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer, për fjalët e tij se Kievi mund të përdorë raketat Storm Shadoë të furnizuara nga Britania kundër territorit rus.

Gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp, zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov tha se nuk i kishte parë komentet që i atribuoheshin Starmerit, por nëse ka thënë se Ukrainës do t’i lejohen pajisjet “Storm Shadow” për të goditur brenda territorit rus, atëherë “kjo të ishte një tjetër hap i papërgjegjshëm”.

“Nëse do të ishte kështu, sigurisht, ky është një hap tjetër i papërgjegjshëm, një hap absolutisht i papërgjegjshëm drejt një përshkallëzimi të tensioneve dhe një përkeqësimi serioz të situatës. Ne do t’i regjistrojmë me kujdes të gjitha këto dhe sigurisht, ne do të marrim masat e duhura”, tha Peskov, cituar nga agjencitë ruse.

Starmer, i cili u bë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar, është në Uashington për samitin e NATO-s. Duke folur me gazetarët, ai tha se vendimet për përdorimin e e raketave me rreze të gjatë “Storm Shadow” të furnizuara nga Mbretëria e Bashkuar varet nga forcat e armatosura ukrainase, duke sugjeruar se ato do të lejohen të godasin objektivat brenda Rusisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!