“Deklarimi i adresës, detyrim ligjor”, Balla: Sjellim ndryshime ligjore në sistemin e gjendjes civile

schedule13:44 - 27 Mars, 2024

schedule 13:44 - 27 Mars, 2024

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i brendshëm Taulant Balla, njoftoi se këshilli i ministrave ka miratuar ndryshime ligjore, sa i përket sistemit të gjendjes civile

“Thellimi i refomës së mëtejshme sa i përket sistemit të gjendjes civile. Do mbrojmë në Kuvend ndryshimet në ligjin për sistemin e adresave. Me këto ndryshime cohet në nivel tjetër procesi i digjitalizimit. Një ndarje shumë e mirë, mes atyre pak shërbimeve që do mbeten në formën tradiconale.

Gjatë 2 vieteve të fundit, nga zyrat e gjendjes civile janë lëshuar 11.3 milione certifikata digjitale e përkthyer në vlerë financiare të kursyer, vetëm vlera e tyre që paguheshe si shërbim është 13.2 milione euro, pa llogaritur edhe kohën e humbur. Ky revolucion digjital ka sjellë edhe kursim të parave nga xhepat e shqiptarëve. Do e cojmë më tej perpara si shërbim.” -tha Balla, ndërsa apeloi edhe një herë qytetarët të deklarojën adresat e vendbanimit apo vendqëndrimit të tyre.

“I drejtohem me përulje dhe kërkesë cdo qytetari është detyrim ligjor deklarimi e vendbanimit dhe vendqëndrimit. I drejtohem edhe qytetarëve që jetojnë jashtë territorit. Në ligj, ne e bëjmë të detyrueshëm deklarimin e vendbanimit, shqiptarët jashtë, mund ta bëjnë online përmes portalit eAlbania. Ka një sërë risish ndryshimet në ligjin për gjendjen civile. Lidhur me një shqetësim nga mediat për një fenomen të martesave fiktive, edhe kjo është rregulluar në ndryshimet që kemi sjellë në ligj.” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!